E shantazhoi për dy vjet në Facebook, në gjyq kërcënuesja e Rudina Magjistarit
Pëlqej
Pas dy vitesh shantazh, moderatorja Rudina Magjistari iu drejtua drejtësisë lidhur me zgjidhjen e shqetësimit të saj, pasi një grua i shkruante vazhdimisht në rrjetin social Facebook. Por janë dashur vetëm 8 muaj hetime, që prokuroria e Tiranës të bindet e të ngrejë akuzë për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala, e cila për një periudhë 2 vjeçare ka shantazhuar, kërcënuar dhe pëndjekur moderatoren Rudina Magjistari.

Moderatorja, në muajin mars të 2013 iu drejtua me një kallëzim policisë së Tiranës, pasi prej dy vitesh ishte kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjosa Sala.

Gjatë kryerjes së hetimeve, kjo e fundit ka dhënë shpjegime duke pohuar se nuk ka dashur ti bëjë keq mederatores së emisionit telviziv “Rudina”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka konstatuar se përndjekjen Vjosa Sala, e ka kryer për një periudhë dy vjeçare. Dhe këtë gjë nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj.

Çështja kundër saj është rregjistruar në 25 tetor të 2015, ndërkohë që në ditët në vijim, Vjola Sala do përballet me gjyqtarin Altin Abdiu. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2016, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori