E rrëmbeu dhe abuzoi në hotel me të miturën, del në gjyq 32-vjeçari
Pëlqej
Ka nisur sot seanca për të dhënë masën e sigurisë për shtetasin Alfred Tereziu.

Ai akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur vetëm 13-vjeç.

Tereziu ka mbajtur me dhunë 13-vjeçaren në hotel dhe pastaj e ka çuar në shtëpinë e saj në Krujë ku e ka kërcënuar të mos tregojë çfarë ka ndodhur.

Ngjarja u bë e ditur pas denoncimit të motrës së saj e cila lajmëroi se pas mësimit ajo është zhdukur dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas zbardhjes së ngjarjes vajza ka pohuar se nuk njihej më parë me 32- vjeçarin, por ai e ka futur me forcë në automjetin e tij, teksa ajo kthehej nga shkolla për në banesë.

“Isha duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi. Por kur po afrohesha afër shtëpisë, një djalë më i madh se mua në moshë më kërkoi të ndalesha një moment, pasi donte të më pyeste për diçka.

Në momentin që iu afrova për ta dëgjuar se çfarë kërkonte, më futi me forcë në makinë.

Më pas më kërcënoi dhe më tha të fikja telefonin dhe të mos qaja. Pastaj ndaloi te një hotel dhe më kërkoi të ngjiteshim lart.

Kur shkuam në dhomë, nisi të më prekte dhe abuzoi seksualisht me mua. Unë nuk pranova, por më kërcënoi se do të më vriste, po të mos bëja ashtu siç kërkonte ai.

Pasi qëndruam një natë në hotel, më solli deri afër shtëpisë me makinë dhe më tha që të mos u tregoja asnjërit për atë që kishte ndodhur”, -ka deklaruar 13-vjeçarja për Policinë. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori