E rreh dhe i vjedh celularin gruas, 48-vjeçari në kërkim nga policia
Një 48-vjeçar kërkohet nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka përndjekur një grua 36-vjecare në Tiranë.

Siaps njoftimit të policisë 48-vjeçari me iniciale A.D pasi e ka përndjekur i ka vjedhur celularin gruas me iniciale A.H, e cila më pas bëri denoncimin në polici.

Njoftimi i policise

Më datë 07.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 48, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka vjedhur celularin shtetases A.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilën e përndjek prej disa muajsh. Nenet 90, 134 e 121/a të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 08/01/2018, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori