E rralle ne Kukes, reshje bore ne disa fshatra
Albeu.com
Edhe pse jemi në mes të Majit, tashmë kur pranvera ka nisur prej kohësh, në disa zona të Kukësit ka rënë borë, njofton “Start”. Gjatë ditëve të fundit, i gjithë vendi u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe me rënie të ndjeshme të temperaturave.
Kjo ka bërë që në lartësi prej 1.700 metrave mbi nivelin e detit, të bie borë.

Reshjet e dëborës janë shfaqur afër fshatrave rurale si Shishtaveci, Grykë Caja, Arrni, Kalisi, por pa shkaktuar probleme.

Në zonat më të ulëta të këtij Qarku, erërat e forta dhe reshjet e shiut të 48 orëve të fundit kanë shkaktuar dëme në të mbjellat e fermerëve të këtij rajoni. Reshjet e borës në muajin maj janë të pazakonta.

Për herë të fundit reshje të borës në zonën verilindore janë regjistruar në fillim të muajit maj të vitit 1989 që bënë të mundur edhe bllokimin e disa akseve rrugore rurale të komunave të largëta.
Shtuar më 18/05/2010, ora 17:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori