E "masakruan" 12-vjeçarin se ishte me kombësi shqiptare, ai ua fali dënimin 5 zviceranëve
Fatlumi, një djalë 12-vjeçar ishte rrahur në janar të këtij viti shumë rëndë nga pesë djem më të mëdhenj se ai në oborrin e shkollës në Walenstadt të St. Gallenit, shkruan sda.ch. Ai kishte pësuar tronditje truri dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit, dhe ishte transportuar në spital.

Lëndimi i Fatlumit pati bërë bujë në media sepse ai kishte theksuar se ishte rrahur vetëm nga fakti se ishte me prejardhje të huaj dhe shqiptar, transmeton albinfo.ch. Por, ndonëse personat (të gjithë zviceranë autoktonë) që e kishin rrahur ishin identifikuar dhe denoncuar, ata nuk do të ndiqen penalisht. Shkak për këtë është arritja e pajtimit përmes ndërmjetësve.

“Ndërmjetësimi është prej shumë vitesh pjesë përbërëse e procesit të të drejtës penale për të rinjtë”; thotë një zëdhënës i prokurorisë së St. Gallenit, përcjell albinfo.ch.

Kur kushtet për ndërmjetësim janë plotësuar, atëherë prokuroria e njofton si viktimën ashtu dhe fajtorin, domethënë prindërit e tyre. Në këto raste të dyja palët nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët.

Rrjedhimisht, procedura e ndjekjes së 5 të rinjve është ndërprerë dhe marrëveshja në mes tyre është e plotfuqishme./Albeu.com/
Shtuar më 22/10/2016, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori