“O besëprerë”, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, largohu!

Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të japë dorëheqjen.

Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku po zhvillohet protesta kombëtare e PD-së, Berisha e cilësoi një skandal të madh përfshirejn e kryeministrit Rama në atë që ai e quan skandalin korruptiv më të madh të këtij shekulli.

Bëhet fjalë për arrestimin e ish-agjentit të FBI, Charles McGonoigal.

Berisha: Zëri ynë ushtoi në gjithë botën. E vërteta kurrë nuk mbulohet dot. E vërteta gjithmonë triumfon ashtu si ajo rrezja e diellit që ndriçon dhe shpërndan terrin e errësirës, e vërteta jonë bëhet gjithnjë e më ndriçuese në Shqipëri dhe në botë. Sot mediet e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë. Prej dy javësh mbajnë në faqet e para skandalin më të madh korruptiv të këtij shekulli. Edi Rama është i vetmi që përmedet 14 herë në aktpadinë e çështjes. A ka turp më të madh për Shqipërinë se sa ky akt? Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore që i bëri Presidentit të SHBA, sot bënë lajmin e botës sepse narkokryeministri i saj sikur të ishte Lukashenko korrupton shefin e kundërinteligjencës së FBI. Sot Shqipëria bën lajmin e botës sepse kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit. Të dy së bashku korrup[tojnë funksionarin më të lartë të kundërzbulimit të SHBA. O besëprerë kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ty, jep dorëheqjen, largohu.

Ish zyrtari i lartë i FBI-së,Charles McGonial i cili u arrestua dje në Nju Jork për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Sipas aktakuzës, McGonigal mori tre pagesa të veçanta me para në dorë nga biznesmeni shqiptar në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe i kërkoi këtij të fundit të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit./Albeu.com.


Shtuar 11.02.2023 13:31