E rrahën barbarisht, flet vajza e të moshuarës: Më vranë babain para 2 vitesh (VIDEO)
Eshtë zbardhur dëshmia e vajzës së të moshuarës P.Q, e cila u dhunua barbarisht në Palokastër të Gjirokastrës nga fqinji Kiço Xhavara që tashmë ka rënë në prangat e policisë. Ajo thotë se gjithcka ka nisur për çështje hasmërie pasi dy vite më parë, të moshuarës i vranë bashkëshortin për kullota.

“Dhimo, babai jonë kishte 20 kokë dhen të cilat nxituan dhe u futën në parcelën me grurë të Timo Xhavarës. Babai jonë me vrap vajti ti nxirrte. Aty pranë ishte një fshatar, i cili quhet Fane Kajtazi.

Ai lajmëroi të zotin e parcelës. Pas lajmërimit vjen gruaja me të birin godasin babanë tonë me mjete te forta dhe e lanë pa ndjenja. Fane Kajtazi i cili qe prezent lajmëroi Besnik Kenacin, lajmëro prokopin se Dhimon e vranë. Më pas u ngrit avash avash, vajti në shtëpi një muaj i sëmur dhe ushtrua në spital, atje ndërroi jetë”, sqaron vajza.

Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë, rreth orës 23:00 në fshatin Palokaster. Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke njoftuar se ka vënë në pranga dhunuesin 66-vjecar.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën e saj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjieokastër.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

E moshuara rrëfeu për Fax News se ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ashtu si e bija, dyshimin e ka tek ata. E moshuara ndodhet ende në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku mbahet nën kujdesin e mjekëve.

“U hap dera parë. Sa u shtriva, hyri brenda dhe më goditi me grusht vët e vët e vet. Pastaj më zuri me shqelma aman i thash mos më vra fare se kam vajzën këtu dhe më trembet. Asgjë nuk ka vjedhur më sulmoi mua. Ndodhi nga ora 11 e darkës. Ne kemi hasmëri në fshat.”- u shpreh vajza. /Faxweb
Shtuar më 23/09/2020, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori