E RËNDË/ Vetëvaret në pemën pranë shtëpisë një grua në Vlorë
Një e moshuar ka vendosur t'i japë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë pranë banesës së saj.

Sipas policisë, 85 vjeçarja me inicialet Z.L u gjet e varur, ndërkohë që nuk i janë evidentuar shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga litari në trupin e saj.

“Në orët e mesnatës, në fshatin Mazhar të Selenicës, në një pemë pranë banesës dyshohet se ka varur veten 85 vjeçarja Z.L.

Nga kqyrja trupore nuk vërehen shenja apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga litari. Dyshohet se kjo shtetase është vetëvárur”, njofton Policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Shtuar më 07/08/2020, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori