TRONDITËSE/ Vajza del e gjakosur nga argjendaria (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë rrugës ‘Vaso Pasha’.

Katër persona janë të plagosur, 3 vajza punonjëse të një argjendarie dhe një djalë, kalimtar i rastit.

Gazeta SHQIP ka siguaruar edhe videon kur njëra nga vajzat e plagosura del e gjakosur nga argjendaria.

Shpërthimi ka ndodhur një prej dyqaneve që organizojnë aktivitete festive.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 15/07/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori