E rëndë! Shqiptari akuzohet se përdhunoi 15-vjecaren me probleme mendore
Një shqiptar në Greqi është arrestuar për akuzën e rëndë të përdhunimit.

Mediat greke shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se përdhunoi një të mitur të moshës 15-vjecare, e cila kishte probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Volos. Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar.

Denoncimi në polici u bë nga prindërit e të miturës, të cilët u tronditën nga dëshmia e saj.

Ata pretendojnë se shqiptari përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar seksualisht me të, shkruajnë mediat greke.

Por gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa deklaron se vetëm janë puthur. Sipas legjislacionit grek, nëse vërtetohet akuza e perdhunimit, shqiptari rrezikon deri në 10 vite burg.

Shtuar më 21/01/2021, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori