E rëndë në Vlorë: Djali dhe e ëma fshehin fëmijën për të mos ia dhënën nënës
Dy persona janë prangosur në qytetin e Vlorës. Sipas bluve të Vlorës bëhet e ditur se shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç janë prangosur.

Po ashtu në njoftimin e policisë shkruhet se arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen "Kushtrimi" Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Gjithashtu e ditur bëhet edhe se mbi dy personat e lart përmendur rëndon akuza për veprën penale "Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim".

Njoftimi i plotë i policisë

Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen "Kushtrimi" Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër. Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale "Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim" duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme."
Shtuar më 14/09/2019, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori