E rëndë në Vlorë, 45 vjeçari i vë flakën vetes
Ka humbur jetën një 45 vjecar në një fshat të Vlorës këtë të shtunë, pasi i ka dhënë fund jetës duke i vënë flakën.

Ai ka qenë në banesën e tij kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se shtetasi me inicialet A.J 45 vjeç dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë Vlorë

Më datë 17.08.2019, rreth orës 03:30, në fshatin Fitore, Vlorë, shtetasi A.J, 45 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur në banesë ku për pasojë ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur.

45 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendorë dhe jetonte vetëm në banesë.

Grupi hetimorë po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Shtuar më 17/08/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori