E rëndë në Fushë-Krujë, i riu i jep fund jetës me fostoksinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Policia bën me dije se viktima është vetëm 23-vjeç dhe u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2017, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, dhe ka ndërruar jetë në spital në Tiranë shtetasi R. Ll. 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori