E rëndë në Fier, 46 vjeçari arrestohet pasi përndiqte 15 vjeçaren
Një 46-vjeçar nga Fieri me inicialet V.M., ka rënë në prangat e Policisë pasi për 2 muaj kanë përndjekur një minorene 15-vjeçare.

Ndërkaq është arrestuar edhe një 52-vjeçar në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar makinën i dehur pranë vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.

Njoftimi i Policisë

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtuar më 20/11/2020, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori