E rëndë në Fier, 22 vjeçari gjendet i vdekur në kanal
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Hoxhare e vjetër të Fierit.

Një djalë i ri i identifikuar si 22 vjeçar, me inicialet A.Xh, është gjetur i vdekur në një kanal anash rrugës.

"Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur.

Po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje."- sqaron policia. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori