Një 54-vjeçar ka përfunduar në
spital me plagë të rënda pas një sherri banal.
Policia ka arrestuar autorin e sulmit një 19-vjeçar nga fshati Bradashesh të quajtur Andrea Bodurri.
"Arrestimi i tij u bë pasi në
fshatin Katundi i Ri, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F.H., 54 vjeç, banues në
fshatin Katundi i Ri ,i cili ndodhet në
spital në gjendje të rëndë shëndetësore", sqaron
policia lokale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Shtuar më 21/10/2018,
ora 10:32