E rëndë, ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali
Humb jetën në vendin e punës 44-vjeçari shqiptarItali. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në La Loggia, provincë e Torinos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat përtej Adriatikut, shqiptari ishte duke hapur një gropë në momentin kur pati rrëshkitje dheu, çka rezultoi fatale për jetën.

Në vendin e ngjarjes mbërriën forcat e policisë, zjarrfikësja dhe ambulanca, por përpjekjet rezultuan të kota.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori