Ndërron jetë papritur në vendin e punës fadromisti 58-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Një 58-vjeçar">58-vjeçar i identifikuar si Skënder Polisi me profesion fadromist në një fabrikë hekuri në Katjel të Përrenjasit, ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 58-vjeçarit">58-vjeçarit i ka rëbë infarkt kardiak gjatë kohës që ishte duke punuar në fabrikë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00 në minierën e Katjelit.

Trupi i 58-vjeçarit">58-vjeçarit është transportuar në morgun e qytetit të Elbasanit, ku po kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të gjetur shkaqet e vdekjes së punonjësit të fabrikës.
Shtuar më 25/01/2021, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori