E rëndë! Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur bashkë me foshnjën e saj

Pëlqej
Aktorja e dashur e telenovela meksikane ka ndërruar jetë në spital.

Por për fat të keq, Marla Hiromi ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke i dhënë jetë vajzës së saj, që po ashtu nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.

Marla dëshironte të bënte një lindje normale por kjo i ka sjellë komplikacione, të cilat nuk janë mbajtur dot nën kontroll edhe pas një operacioni që i është bërë aktores, shkruan “El Tiempo”.

Lajmin e hidhur e ka dhënë nëna e aktores 35-vjeçare, e cila ka treguar se Marla dhe bashkëshorti i saj ishin në pritje të një vajze.
Shtuar më 01/10/2017, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori