Mbrëmjen e djeshme një nga
naftëtaret e Ballshit ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët.
Kanë qënë shoqet e saj të cilat e kanë ndaluar atë që të kryente aktin ndërkohë që gjendja shëndetësore e të gjitha grevisteve vijon të përkeqësohet.
Naftëtaret e Ballsh ndodhen në ditën e 24-t të grevës së tyre në mbështetje të naftëtarëve të tjerë të cilët kanë filluar
grevën më herët.
Ata kërkojnë kthimin e pagave të prapambetura dhe
gjetjen e një zgjidhjeje për familjet e tyre që ndodhen në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë Kryeministri Rama u ka bërë thirrje që të lënë
grevën dhe të hyjnë në bisedime për
gjetjen e dialogut të këtij problemi, që sipas tij nuk është qeveria shkaktare.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 10:19