E RËNDË/ Aksidenti i autobuzit me makinën, humb jetën 25-vjeçari
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan-Librazhd.

Një autobuz me nxënës është përplasur me një automjet.

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Hondaj” , me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën, njoftoi Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori