Manchester City fiton Champions, flet heroi i finales: Nuk ishte e lehtë

Manchester City fitoi trofeun e parë të Champions League në histori dhe Rodri ishte heroi i skuadrës angleze me golin e vetëm të shënuar.

Ai ka folur në përfundim të finales dhe ka thënë se nuk ishte e lehtë, teksa i dha Interit meritat e veta.

Ndër të tjera, futbollisti nuk la pa përmendur shokët e skuadrës, për të cilët tha se bënë një përpjekje të jashtëzakonshme.

“Nuk ishte e lehtë. Çfarë skuadre u përballëm. Mënyra se si u mbrojtën dhe kundërsulmuan ishte e pabesueshme. Ata meritojnë shumë merita sepse janë një ekip i madh. Por nuk dua të harroj shokët e mi, ata kanë ishte një përpjekje e pabesueshme nga të gjithë”, tha ai.


Shtuar 10.06.2023 23:15