E rëndë, 67 vjeçarit i shpërthen bidoni me benzinë
Pëlqej
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Qafë- Plloçë, ku një 67 vjeçari i ka shpërthyer në dorë një bidon me benzinë pasi në dorë ka pasur edhe një cigare të ndezur.

B.G, 67 vjeç është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.07.2018, në Qafë-Plloçë, shtetasi B.G, 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, aksidentalisht ka pësuar djegie trupore si pasojë e pakujdesisë gjatë punës, kur ka transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur.

Ky shtetas u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2018, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori