E rëndë, 4 shqiptare rrëmbejnë zviceranen, e torturojnë dhe poshtërojnë

Katër shqiptare nga Kosova janë përfshirë në një skandal në Zvicër duke rrëmbyer, dhunuar dhe abuzuar një kolegen e tyre zvicerane.

Gjithçka ka ndodhur pasi viktima e sulmit, 23-vjeçarja Mira A. Kishte bërë një ankesë për shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Pas u vu në dijeni të këtij fakti, Lara O, nënë e një djali 2 vjeçar vendosi të hakmerret dhe thirri në ndihmë dhe tre shoqet e saj Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K. 29-vjeçare.

Çfarë ndodhi?

Gruaja zviceriane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet. Kurthi u ngrit nga Alba Z, e cila i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e torturuan në forma nga më të ndryshme që nga goditjet në fytyrë dhe deri te poshtërimi me një penis artificial.

Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin.

Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saj seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim.

Gjyqi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite pas hekurave.

Mund të kishte shkuar dhe më keq

Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren, i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga duart. Më vjen shumë keq”.

Avokati i saj i mbrojtjes thotë se klientja është e vetëdijshme që duhet ta kishte parandaluar këtë gjë por fakti që kjo ndodhi ka ardhur edhe për shkak të një presioni nga grupi i vajzave.

Por pse ndodhi?

Lara O sqaron: Shoqja ime Mira njoftoi Kesb-in se unë nuk kujdesesha dot për djalin tim dy-vjeçar. Sipas saj unë merrja drogë dhe dhunoja fëmijën. Kjo është e gjitha një gënjeshtër. Unë madje bëra një test vullnetar të drogës dhe doli negativ.

Pse e bëri Mira këtë?

Lara O: Mendoj se ish-i dashuri im, i cili dëshiron kujdestarinë e djalit, ka ndikuar në këtë drejtim. U bëra keq kur e mora vesh.Doja të flisja së pari me të, por ajo mohoi gjithçka. Si rezultat, gjithçka u përshkallëzua.Kolegia ime Svea K. e goditi në fytyrë dhe donte ta digjte me cigare në dorë, por e ndalova.

E pyetur se pse lejoi që ajo nuk parandaloi aktivitetin seksual, jep këtë përgjigje:

Lara O: Ky ishte sigurisht një gabim, por Mira e bëri atë vullnetarisht. Kishte bërë gjëra të ngjashme me lodra të tjera seksuale në mbrëmjet e grave. Unë pothuajse nuk mund ta shikoja dhe u turpërova nga vetja. Më dalin edhe në ëndërr.

Çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kishte një mundësi të dytë?

Lara O: Duhet të kisha provuar të flisja përsëri vetëm me të. Nëse nuk do të kishte funksionuar, unë duhet ta kisha paditur kisha për shpifje. Në fakt unë e godita vetëm në fytyrë por duhet të kisha parandaluar edhe shoqet.

Cili është dënimi që meriton?

Lara O: Në fakt, nuk bëra asgjë të keqe përveç shuplakës në fytyrë. Shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh këtë. Unë gjithashtu kam qenë në paraburgim mbi dy muaj. /Oranews

Shtuar më 26/05/2020, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori