Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Vorës pranë kryeqytetit, ku një e mitur dyshohet se është
abuzuar seksualisht nga një 25-vjeçare. Sipas
dëshmive të para 25-vjeçarja ka detyruar të
miturën që të dhunojë veten.
Mësohet se dy muaj më parë 25-vjeçarja e ka ftuar të
miturën në banesën e saj, nga ku më pas dhe e ka
abuzuar seksualisht.
Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren pas
dëshmive tronditëse që ka bërë e mitura, e cila tashmë po trajtohet nga psikologë. Ka qenë vetë ajo së bashku me familjarët e saj, që kanë bërë të mundur denoncimin e rastit në Polici, nga ku më pas kanë nisur edhe verifikimet.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 08:58