E rëndë, 23-vjeçari fut me dhunë të miturën në makinë dhe e përdhunon
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar banues në fshatin Shtëpanjë në Cërrik pasi akuzohet për përdhunim.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 17.08.2017 në fshatin Banjë, në mjetin e tij dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur” parashikuar nga nenet 100 dhe 103 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori