E quajti Ramën "sorrë", Meta premton konferencë shtypi edhe në Bruksel
Presidenti Meta ka dalë pasditen e sotme për të publikuar të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën.

Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se një i tillë dhe më i madh mund të vendoset dhe në Bruksel për të kuptuar se si Rilindja ka vepruar për të zhdukur Gjykatën Kushtetuese.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

"Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi", tha Presidenti.
Shtuar më 20/02/2020, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori