E quajti plak, Berisha tregon pse nuk largohet nga politika dhe paska lidhje me Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar pse vazhdon ende të jetë në politikë, dhe me një rol aq të rëndësishëm për demokratët.

Berisha është shprehur se ai do të qëndrojë në politikë pasi nuk kërkon që ti japë qeverisë Rama mundësinë e të qëndruar indiferent, teksa citon një shprehje të Edmond Burke.

"Ata të cilët kanë pakënaqësi ndaj Sali Berishës lodhen, të tjerët gëzohen jashtë mase.

Unë nuk qëndroj as për ata që lodhen dhe as për ata që gëzohen, unë qëndroj për një arsye themelore se, asgjë, thotë Edmond Burke, nuk kërkon e keqja më shumë se indiferencën dhe unë nuk do ja jap të keqes këtë indiferencë gjer në minutën e fundit", tha Berisha.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Rama deklaroi për Berishën se ai duhet të largohet nga politika duke e quajtur atë një "plak" dhe duke u sugjeruar shqiptarëve, të mos e dëgjojnë më.

"Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë, është një njeri që duhet injoruar plotësisht", tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2020, ora 22:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori