Manchester United pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës gjatë para-sezonit

Manchester United shpreson që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet ekipit së shpejti.

Më herët u bë e ditur se portugezi 37-vjeçar nuk do të shkojë me Manchester United në një turne parasezonal, klubi i dha atij kohë për të zgjidhur problemet familjare.

Man United pret që Ronaldo t’i bashkohet skuadrës gjatë para-sezonit, qoftë gjatë turneut në Tajlandë dhe Australi.

Klubi këmbëngul se pozicioni nuk ka ndryshuar, Cristiano nuk është në shitje. Manchester United pret që sulmuesi të përfundojë vitin e mbetur të kontratës së tij.

Manchester United vazhdon të pretendojë se lojtari mungon për arsye familjare dhe  klubi është në dijeni të situatës dhe e pranon atë. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2022 18:38