Pamjet virale që po “çmendin” rrjetin, Messi vë në dyshime fansat e tij (VIDEO)

Lionel Messi ka postuar një video në Instagram duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin.

Ylli i PSG-së është duke provuar këpucët e reja sportive të Adidas në një mënyrë interesante. Ai ka vendosur një shportë rreth 40 metra largë dhe godet tre herë topin brenda saj.

Fansat kanë filluar të reagojnë duke mos e besuar këtë video nëse është e vërtetë apo jo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Të shumtë janë në pikëpyetje nëse ai është një njëri normal, pasi është tepër e vështirë për të mos thënë e pamundur që të futësh topin tre herë në shportë në një distancë aq të largët.

Një ndjekës shkruan: “Tani jam i bindur që ky nuk është njëri, çfarë saktësie.”

Një tjetër replikon: “Me të vërtetë është një lojtar i jashtëzakonshëm, por kjo video është e montuar, e rreme.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 29.04.2022 12:33