Një 32-vjeçar u vra me armë zjarri sot në Durrës.
Viktima Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, u qëllua me armë
sapo zbriti nga
makina e tij, nga një tjetër automjet, ku ishte
autori.
Në vendin e ngjarjes ka pasur pak dëshmitarë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin bregdetar, por policia thotë se ka shoqëruar disa për t’i pyetur në lidhje me ngjarjes.
Autori është në kërkim, ndërsa ende nuk dihet nëse
viktima është me precedent penal dhe cilat ishin shkaqet, që sollën vrasjen e tij.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 18:42