Aksident në Pogradec, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Pogradec.

Sipas policisë, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në Podgorie, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit A. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 11.09.2023 13:10