"E qëlloi dhe qau me të madhe në rrugë", detaje nga krimi mostruoz në Tiranë
Janë zbardhur detaje tragjike nga krimi makabër sot në Tiranë ku një i ri vrau një 19-vjeçare e më pas qëlloi dhe veten.

Dy viktimat janë Xhafër Mata, agresori nga Kukësi, dhe vajza Xhuljeta Çuni nga fshati Vinjoll i Matit.

Të dy të rinjtë kanë ndërruar jetë, vajza në vendngjarja e djali në spital.

Mësohet se para krimit, mes dy të rinjve ka pasur një debat dhe në momentin që vajza ka kthyer shpinën, 31-vjeçari e ka qëlluar me armë.

Ajo ka rënë në tokë duke u përpëlitur, ndërsa autori për t'u siguruar e ka qëlluar edhe njëher.

Pas krimit të rëndë është ulur në një bordurë afër saj dhe ka qërë për minuta të tëra, ndërsa kalimtarëve u ka thënë "nuk ka ndodhur asgjë".

Në momentit që është afruar policia e Shtetit, i riu ka vendosur pistoletën në kokë dhe e ka shkrepur duke tronditur kalimtarët.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e këtij krimi të rëndë, ndërkohë 31-vjeçari ndërroi jetë pak minuta më parë në spital. /albeu.com/



Shtuar më 08/06/2018, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori