E përplasi makina dhe e la në rrugë, 34-vjeçarja: Si u bëra 200 kg nga kortizoni
Blerina Rrapushi lëngon në shtrat prej 3 vitesh pas një aksidenti ndërsa shkonte në punë.

34-vjeçarja">34-vjeçarja u trajtua për muaj të tërë në spital, por në këmbë iu shfaq një trompozë duke e rënduar më tepër gjendjen e saj shëndetesore.

Pas trompozës ajo filloi të shëndoshej në mënyrë të pakontrolluar ndërsa në 6 muajt e fundit i ka kaluar 200 kilogramë.

Përveç problemeve shëndetësore situata bëhet edhe më dramatike pasi për shkak të pamundësisë ekonomike i është ndërprerë energjia elektrike.

Njeriu që i qëndron pranë dhe kujdeset për të është vajza e motrës, e cila ka ndërruar jetë vite më parë. Në këtë situatë të rëndë shëndetësore dhe ekonomike 34 vjeçarja apelon për ndihmë, shkruan BW.

Nëse dikush mund ta ndihmojë, këto jane dy numrat e telefonit që mund të kontaktojë: 0675667511/0692421522./albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori