E proceduan penalisht, Edmond Tupe thotë se do ta bëjnë hero po e burgosen
Profesori Universitetit të Tiranës Edmond Tupe ka reaguar pas vendimit të policisë për ta procedura penalisht për shkak të protestave të studentëve.

Tupe deklaron se nuk vuan për protagonizëm dhe se nuk e ka me dëshirë që të bëhet hero.

“Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën në burg 14 vjet. Një Alexandre Dumas do të dalë të shkruajë për Kontin e Monte Brrakës, se unë e kam shtëpinë në Brrakë”, ironizon Tupe.

Reagimi i plotë

Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën 14 vjet burg. Nëse do më fusin në burg do më mbajnë 14 vjet, do më bëjnë hero të njohur botërisht. Do dalë një Alexandre Dumas që do shkruajë historinë e Konti Monte Kristos, por kësaj radhë do shkruajë për Kontin e Monte Brrakës, se e kam shtëpinë në Brrakë.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye thjesht se vjen me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoçetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vijnë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës.
Shtuar më 12/12/2018, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori