Operacioni “fshesa” nis te Mançester Junajtid, trajneri Ten Hag bën gati 6 spastrime

Erik ten Hag po planifikon një spastrim të pamëshirshëm këtë verë si fazën e ardhshme të projektit të tij në Mançester.

Aktualisht Junajtidi po kalon një formë jo të mirë në kampionat, ndërsa tani i kërcënohet edhe renditja në katër vendet e para. Zgjidhja e trajnerit përpara betejave të fundit të skuadrës së tij duket se do të jetë rifreskimi i ekipit në merkaton e verës.

“Manchester Evening News” pretendon se lojtarë si Aleks Tejes, kapiteni Herri Meguajër, Brandon Uilliams, Din Henderson dhe Antoni Marsial do të nxirren në shitje. Ndërsa trajneri holandez po humbet gjithnjë e më shumë durimin me gjendjen fizike të Xhejdën Sanços.


Shtuar 4.04.2023 11:03