E pranon Manastirliu: Shqiptarët do të pajisen me pasaportë pas vaksinimit anti-covid
Shqiptarët do të pajisen me një "pasaportë" pas vaksinimit anti-covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte se ata persona që do të vaksinohen kundër Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

“Ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit.

Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë. Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania” tha ajo në Opinion.
Shtuar më 21/01/2021, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori