E pranon edhe Batoni: Zgjedhjet janë përcaktuar nga kriminelë
Teksa kanë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” sot, Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku kanë folur mbi situatën politike në vend, ku opozita ka djegur mandatet e saj.

Në fjalën e tij, Baton Haxhiu edhe pse është një mbështetës i zjarrtë i qeverisë Rama, nuk e mohon se zgjedhjet në Shqipëri në disa zona janë përcaktuar nga kriminelë, por se institucionet do e fitojnë betejën me kriminelët me vazhdimin e kohës.

“Pushteti i kriminalizuar në Shqipëri nuk daton me ardhjen e Ramës, por daton që prej vitit 1991. Sistemet juridike që kanë një traditë korrupsioni është e vështirë të çrrënjosen pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Arta Marku që nga diskursi i saj duket se nuk ka potencë për të fuqizuar sistemin e drejtësisë, por në tranzicion duhen njerëz të tillë, sepse njerëz që janë të dobët e me më pak potencë, vendosen të tillë njerëz. Zgjedhjet në Shqipëri është e vërtetë që në disa zona janë përcaktuar nga kriminelë. Me vazhdimësi, këto institucione do fitojnë betejën me kriminelët”, tha Baton Haxhiu.

Nga ana tjetër, Armand Shkullaku është shprehur se e shikon absurde faktin që Edi Rama, një intelektual, ka futur në grupin parlamentar të Rilindjes kriminela. “Nuk mendoj se është çështje kohe e vullneti. Unë po them se është absurde që në 2018 një kryeministër që vjen nga bota akademike, intelektuale, e kam të pamundur të shpjegoj se në grupin parlamentar të Rilindjes ishin shumë persona me vepra penale, si përdhunim, trafik droge. Këtu tregon se është çështje interesi personal, mendoj se nuk flasin për pikturë, por për gjëra të tjera; sa lekë kemi dhënë këtu, etj”, tha Shkullaku. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori