E PLOTË/ Ja çfarë u gjet në xhupin e Fabian Gaxhajt
Të enjten e 4 tetorit, Tirana u trondit nga një sherr me armë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha si dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim u shpallën tre persona, Fabiol Alushi, Mervjol Bilo dhe Evrin Mato, të cilët kanë qenë grupi “rival” i viktimës dhe i të plagosurve.

Nga dyshimet e para thuhet se ka qenë komando Mervjol Bilo dhe viktima Gaxha ata që kanë qëlluar me armë.

Ndërkohë, policia ka bërë sekuestrimin e provave nga vendngjarja, ku ndër të tjera është gjetur çanta e njërit prej personave të shpallur në kërkim Fabio Allushi.

Brenda kësaj çantë janë gjetur 2500 euro dhe një shumë e vogël parash shqiptare, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dhe dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit.

Në xhupin e viktimës, Fabian Gaxha, janë sekuestruar ndër të tjera, një celular i-Phone, rreth 150 euro dhe një shumë e vogël parash shqiptare, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxhës, vëllait të tij, si dhe 2 medikamente me cigël “Epixxxr” dhe “Clonotril”, shkruan “Panorama”.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, me dy numra të fshirë, me krehërin me 13 copë fishekë, me kalibër 9mm, 11 gëzhoja me macerim të ndryshëm, një predhë dhe 5 tampona me mbetje biologjike dhe tampon me mbetje ADN-je.

E PLOTË/ Provat e sekuestruara

Në vendin e ngjarjes: Një çantë lëkure e zezë me ngjyrë tjetër bezhë, me një rrip me mbyllje zinxhiri, ku brenda saj ndodheshin: 50 copë kartëmonedha">kartëmonedha prerje 50 euroshe, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit, kartëmonedha">kartëmonedha prerje 1 mijë lekëshe një copë, 500 lekëshe 1 copë, 200 lekëshe 3 copë, një portofol lëkure ngjyrë e zezë, një palë çelësa kale, 2 copë, një tufë me 5 çelësa dhe një çelës can-am.

Sende në xhupin e viktimës Fabian Gaxha: Një celular i-Phonë me ngjyrë të zezë me kartë, kartëmonedha">kartëmonedha prerje 50 euroshe 3 copë, kartëmonedha">kartëmonedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartëmonedha">kartëmonedha 1 mijë lekëshe 1 copë, si dhe kartëmonedha">kartëmonedha 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakiz “Cofresh”, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxhës, datëlindja 26.07.1992, paketë “Marlboro” e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikamente me cigël “Epixxxr” dhe “Clonotril”, 1 çelës banese me mbishkrimin “Errebi”.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan:

Një armë zjarri “Glock” made in austria, me dy numra të fshirë, me krehërin me 13 copë fishekë, me kalibër 9mm
11 gëzhoja me macerim të ndryshëm

Një predhë

12 gota qelqi, dy shishe, tri tavlla duhani, tri pjata, dy palë syze, një çakmak, dy paketa duhani, bishta cigaresh dhe dy bluza
5 tampona me mbetje biologjike dhe tampon me mbetje ADN-je

Shtuar më 10/10/2018, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori