E PLOTË/ "Kanabisi, korrupsioni dhe ministrat që flinin me dashnoret tek hoteli i Balilit, përplasjet që çuan në largimin tim"
Ylli Manjani ka rrëfyer në një konferencë të rrallë për shtyp të gjitha përplasjet me Kryeministrin Rama, të cilat çuan sipas tij në shkarkimin prej postit të ministrit të Drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Manjani theksoi fillimisht se shkak për ndarjen e madhe me Ramën kanë qenë deklaratat e tij publike në lidhje me kanabisin dhe raportet e strukturave të caktuara të Policisë së Shtetit me të shumë kërkuarin Klement Balili.

Pas kësaj , Manjani ka radhitur një serë përplasjesh të tjera siç ishin tenderët korruptivë sipas tij apo kërkesat për të mos folur publikisht pa leje.

Fjala e plotë

“Edhe para se të vinit këtu, ishit ju që më njoftuat për shkarkimin. Kështu u katandis kjo qeveri, komunikojmë nëpërmjet medias.

ju jam mirënjohës për komunikimin e sotëm. Ju jam mirënjohës që më dhantë mundësi të përçoj mesazhe publike parimore dhe profesioniste.

Të qënit ministër detyrë e rëdësishme për çdo jurist, këtë mundësi ma dha LSI dhe Ilir Meta, të cilit i jam mirënjohës. Pas gjithë këtij investimit tim në politikë bëra çfarë kisha mundësi.

Mbledhja e qeverisë është një akt krejtësisht Anti-Kushtetues. Ministrat nuk janë të lejuar të flsin dhe kjo ka qenë e papranueshme për mua.

Me Kryeminstrin Rama nuk kemi debatuar për çështje personale, por gjithnjë për çështje ligjore dhe parimore dhe për këtë nuk kam asnjë pishmanllëk.

Ccfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Janë të regjistruara
Nuk i kam asgjë borxh askujt.

Që prej verës së kaluar Kryeministri ka kaluar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion Kryetarit të Kuvendiut qëtë më shkarkonte.

Ajo që thotë ai është se unë flas pa lejen në media, pa lejen e Fugës.

Ministrit kërkhet ti mbyllet goja në një sistem demokratik.
Po fole pa lejen e Fugës, shkarkohesh. Nëse guxon të mendosh, shkarohesh. Rri urtë, bëj ndonjë tender, bej ndonjë koncesion.
Kryetari i Kuvendit nuk i ka pranuar këtro gjëra. Ai ka mbajtur anën e ligjit.

Kam reaguar për çështje korruptive në qeveri. Ju e keni bërë raportime për këto çështje. Kemi pasur një debat për të dhënë me koncesion ndriçimin e rrugëve. Parandjeva dhe denoncova se kjo është praktikë korruptive.

Kjo ishte përplasja e parë.

Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq, pas kësaj deklarate timen ne Këshillin e Ministrave u rrah në mënyrë barbare një biznesmen dhe u përzu.

Kam marrë nisma për kërkesat e mia dhe jam refuzuar ngë Sekretari i Këshillit të Ministrave, i cili është thjesht post adminstrativ.

Debati më i madh ka qenë përse flet në media.

Përse u shtua presioni për largimin tim?

Kjo ka qenë ditën që bëra deklaratën për kanabisin. Ishte një ndarje shumë e madhe.

E bëra atë deklaratë si qytetar i shqetësuar për përhapjen e kanabisit.

Kryeministri u nervozua, shtyu dy ministra përtë reguar ndaj meje.

Ata kanë frikë të flasin.

Që prej asaj situate është shtuar presioni për largimin tim. Unë e di përse.

Nuk është e rastësishme që tentohet të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit.

Ndërkohë që më akuzonin mua për Klement Balilin, ministrat e Ramës flinin në Santa Quaranta me dashnoret e tyre. Këto mi kanë thënë shërbimet partnere.

Më shkarkojnë për të shmangur vëmendjen.

Nuk është krim të flasësh.

Kam marrë përgëzime nga vendet partnere për akuzat për situatën me kanabisin.

Nuk është krim të flasësh. Po në qeverinë gjermane sa herë flasin ministrat rrugëve. Po do flasë se ministri është personalitet politik, nuk është zëdhënës shtypi.

Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar, do ndihesha shumë i fyer po të jepja dorëheqjen.

Unë nuk mund të marr përgjegjësitë e kanabizimit të këtij vendi, dhe as përgjegjësitë për bizneset e paligjshme në kushtet e trafikut. Nuk e kam problem t’i denoncoj edhe sikur kjo të jetë disa ime e fundit në politikë.

I jam mirënjohës LSI për angazhimin tim të deritanishëm.

Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje. Unë nuk kam thënë asgjë nga ato që kanë ndodhur. Kam thënë vetëm të arrestohet Klement Balili, po ndërsa unë thosha këtë, krerët e policisë hanin e pinin në “Santa Quaranta”.

Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të tij të Brendshëm, i kanë kërkuar shërbimet partnere, dhe jo timin. Ai duhet të ishte i shkarkuari, jo unë. Është kollaj t’i kërkosh ministrit pse flet pa leje. Ja pra, këto janë historitë. Unë i kam thënë. Jam tërësisht i qartë dhe i përgatitur për çdo lloj skenari. Nuk kam bërë kurrë kompromis në raport me të vërtetën dhe me profesionalizmin.

Nuk pajtohesha me kryeministrit që hapi librin e shtëpisë kundër gjyqtarëve që vendosnin kundër qeverisë. Ne erdhëm me mentalitet tjetër, pse duhet urdhëruar gjyqtari të fusë njerëz në burg. Imagjino të merret Angela Merkel në telefon dhe t’i thuhet fut një katunar në burg. Përgjigja që kam marrë pas kësaj: je kundër reformës. Këto janë diskutimet, për këto shkarkohem unë. Nuk dua të hyj në diskutime të tjera.

Unë e di që do isha ministër me jetëgjatë, po të mbyllja gojën e të bëja ato që më kërkonin. Por s’ma lejonte ndërgjegjja ta bëja këtu. Mua më solli mandati i LSI, dhe unë do të bëja detyrën time. Dhënia e informacionit është përgjegjësi publike. Duhet të japë informacion për çdo veprim, për ta bërë transparent.

Çfarë informacionesh keni lidhur me të dhënat e shërbimeve sekrete? Pse mendoni se ju shkarkoi kryeministri?

Akti i kryeministrit sot për shkarkimin tim është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia, sidomos për kanabisin.

Kjo ka gjënë diçka therëse për kryeministrin. Dalë ngadalë po dalin petët e larkorit, dhe gjërat nuk janë siç thotë kryeministri.

Si e gjykoni qëndrimin e Metës për shkarkimin tuaj?
Meta është kryetar i LSI, dhe për këtë duhet ët marrë vendime në mënyrë më të balancuar dhe gjithëpërfshirëse se kjo që mundtë them unë. Padyshim që e kam vënë në dijeni për të gjitha këto. Kjo sepse njeriu i vetëm nuk punon dot. Unë Metës i mbetem mirënjohës për pjesën e mbetur të jetës time. Më dha mundësinë të tregoj se çfarë di të bëj në ekzekutiv.

Do jem në detyrë deri ditën kur pasardhësi im do të bëjë betimin, dhe të marrë detyrën.

Pse nuk i ka bërë më herët LSI këto akuza?

Unë nuk kam formuluar akuza. Thashë disa gjëra që edhe ju i dini.

Akuzat zakonisht i bën prokurori. Ndërhyrjen në lirinë e fjalës e ka mënyrë të sjelluri ai. Me lirinë e fjalës dhe mendimit, kryeministri nuk ka marrëdhënie të mira.

LSI i ka thënë e stërthënë këto. I ka të raportuara, por edhe me qëndrime zyrtare. Edhe nga ana e ministrit Nasip Naço ka pasur reagime të ashpra. Kemi gjetur koncesione të dhëna pa tender.

Qeveria ka dhënë 2 mln euro për futjen e një studio avokatore që do merrej me Beketin, pa lejen e ministrit të Drejtësisë, dhe e humbëm. Edhe kjo pa tender. Janë thënë këto gjëra.

Ilir Meta ka 1001 kumrije në kokë, dhe unë nuk jam i vetmi dhe i fundit që i them këto gjëra.

Vendimmarrja politike nuk duhet të shkojë detyrimisht drejt kësaj situate. Politika shqiptare i ka këto probleme. Cilado që do të jetë marrëveshja politike para apo pas zgjedhore, duhet të jetë e detajuar.

Nuk jemi votuar për të dhënë koncesione pafund, por për të qeverisur siç duhet.

Ka një kaos politik shumë të thelluar. Metës dhe LSI do t’i duhet të qëndrojë fort te këto parime. Nuk mund të zgjatë shumë me shkelje ligji, kjo mund të zgjasë vetëm sa të jesh mbi kalë, por pastaj… por ja do miratohet SPAK-u, dhe atëherë do ndryshojë.

Mendoni se kemi një detyrim moral për t’i bërë këto akuza më të detajuara në organin e akuzës? A do prisni SPAKU-un për të ngritur këto akuza? Mendoni se jeni bërë deri diku kokë turku?
Nuk e di tani, se dikush thotë kokë turku, dikush kokë greku. S’u mor vesh kjo punë. Por unë kam botuar kronologjinë e gjithë kësaj ngjarje. Gjithçka ka ndodhur pasi Ardian Cipa, shefi i Interpolit, ka informuar se për Balilin ka dalë një urdhër-arresti. Policët flenë tek “Santa Quaranta”.

Nga data 17 Maj ky person duhet të ishte arrestuar, prokurori ka dy alternativa kërkon ekstradim nëse është rasti tillë, dhe në rast se nuk është i ekstradueshëem dosjen e sjell në Ministrinë e Drejtësisë.

Ashtu siç edhe ndodhi. Këto historitë e turkut kështu janë. Mua më çuan deri në Dubai, unë s'kam qenë kurrë në jetën time në Dubai. Çfarë nuk shpikën, çfarë nuk thanë. Ata ishin bashkë…

Po tani, cili do jetë projekti juaj politik?
Nuk kam projekt tjetër përveç LSI, nëse nuk e ndjek këtë unë jam avokat. Më konsideroni një avokat, Të gjitha opsionet janë të hapura.
Shtuar më 30/01/2017, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori