E pirë në timon, shoqërohet në polici e reja në Tiranë (VIDEO)
Policia Rrugore e Tiranës mbrëmjen e kaluar ka ushtruar kontrolle në rrugët e kryeqytetit për parandalimin e aksidentëve dhe ngjarjeve të ndryshme që mund të sjellë drejtimi i parregullt i automjetëve.

“Pamjet flasin vetë. Argëtohuni, konsumoni dhe alkool por jo të drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendjedehur”-keshillon policia gjithë qytetarët.

Në videon më sipër mund të shikoni se si policia ndalon një vajzë e cila po drejtonte në gjendjedehur dhe i thotë se duhet ta shoqërojë në komisariat. /albeu.com/

Shtuar më 18/11/2017, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori