Një shofer
kamioni ka
aksidentuar për vdekje një kalimtar në
Yrshek të Tiranës. Shoferi ka inicialet A.Sh.
Policia ka identifikuar viktimën e aksidentit të ndodhur në
Yrshek të Tiranës.
Viktima është Ali Fuçia, rreth 65 vjeç, bënë me dije burime policore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Policia njoftoi se "më datë 9.10.2018, rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në
Yrshek,
kamioni me drejtues shtetasin A. Sh., ka
aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një këmbësor të gjinisë mashkull, ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale." /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018,
ora 16:16