E përplas makina, vdes lushnjari që po udhëtonte me biçikletë (VIDEO)
Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje pasi teksa udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë.

Policia ben me dije se “shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë’.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.02.2018, ora 11:45, në fshatin Fier i Ri, Lushnje, shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A.S ka ndërruar jetë. U shoqërua në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Serjan Arapi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2018, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori