Një aksident i rëndë ka
ndodhur në
Itali ku një grua
shqiptare ka humbur
jetën.
Ngjarja ka
ndodhur në krahinën e Fermanos në
Itali, ku 61 vjeçarja jetonte prej vitesh.
Një makinë e përplasi dhunshëm, duke e lëndë viktimën në vendin e ngjarjes. Shoferi iku menjëherë pas asaj që ndodhi.
Për fat të keq, shërbimet e urgjencës që mbërritën në vend me një ambulancë, vetëm sa konstatuan vdekjen e gruas, trupi i së cilës u dërgua në morgun e “Murri” në
Fermo.
Karabinierët e Komandës Krahinore të
Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për drejtuesin e makinës. Disa pjesë të mjetit dyshohet se u gjetën në vendin e aksidentit fatal.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 19:06