E përdhunoi babai, vetëflijohet 17-vjeçarja nga Lezha (E PËRDITËSUAR)
Pëlqej
E PËRDITËSUAR - Një vajzë 17-vjeçare nga Lezha i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë pasi ishte përdhunuar tre ditë më parë nga babai i saj, 45 vjeçari me iniciale M.F.

Sipas drejtorit të Spitalit të Lezhës, Nevruz Bare, 17-vjeçarja, XH.M ishte shtruar në këtë spital në gjendje shoku pas abuzimit nga babai ndërsa ka ndërruar jetë sot rreth orës 15:30.

Drejtori i spitalit ka deklaruar se abuzimi seksual i babait me vajzen ka ndodhur tre ditë më parë dhe më pas ajo kishte bërë në polici një denoncim ku akuzonte të atin për përdhunim.

Ndërkohë zbulohen informacione të reja rreth të miturës që humbi jetën sot. 17-vjeçarja e komunitetit rom, gjatë denoncimit në polici dy ditë më parë ka deklaruar se i ati e kishte ngacmuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, ndërsa në moshën 15-vjeçare shtetasi M.F kishte kryer marëdhënie seksuale me dhunë me vajzën. 1 vit më parë, jashtë dëshirës së saj, ai e ka marrë vajzën dhe e ka dërguar në një vend të fshehtë duke kryer marrëdhënie me dhunë me të.

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin me akuzën e "marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura" dhe "marrëdhënie seksuale me persona në gjini".

Ndërkaq, nëna e 17 vjeçarjes, Valbona M., ka hedhur poshtë akuzat e të bijës sa i takon faktit se ndaj saj është abuzuar seksualisht duke u shprehur se bashkëshorti i saj është i pafajshëm. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori