Italiani kapet mat duke blerë kanabis te lushnjari, arrestohen të dy

Një shtetas italian dhe një lushnjar janë arrestuar sot në Lushnjë pasi janë kapur duke bërë Pazar drofë.

Policia bën me dije se 42-vjeçari shqiptar u kap duke I shitur drogë italianit 20-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të operacionit të koduar “Deal” është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale G. S., 42 vjeç, banues në Dimal i cili po i shiste drogë një 20 vjeçari nga Italia.

“Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike./albeu.com/