E pazakontë! Në Itali bie 25 cm borë në fillim të gushtit (FOTO LAJM)

Harku Alpin në kufi të Italisë me Zvicrën është mbuluar nga reshjet e borës mëngjesin e ditës së sotme, një ngjarje e pazakontë që nuk kishte ndodhur më parë në fillim të muajit gusht.

Imazhet e fotografuara nga kamerat e një hoteli në afërsi të kësaj zone, tregojnë qartë borën që ka arritur deri në 25 cm.

Sipas “3bmeteo“, këto janë efektet e trazirave të Atlantikut të Veriut në tranzit mbi Italinë, të shoqëruara nga ajri shumë i freskët i cili po shkakton një rënie të mprehtë të temperaturës në Italinë Qendrore-Veriore dhe rrjedhimisht edhe në harkun Alpin.

Shtuar më 04/08/2020, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori