E pazakontë në Gjirokastër, fshatari vrau komshiun për një pelë
Arrest me burg ishte masa e sigurisë që gjykata e Gjirokastrës dha për 67-vjeçarin që të mërkurën vrau me sende të forta një bashkëfshatar pas një konflikti. Janaq Koleta shfaqi pendesë, ndërsa theksoi se ngjarja ishte aksidentale.

Gjykata e Gjirokastrës dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Janaq Koletën, i cili akuzohet se vrau me sende të forta bashkëfshatarin Andrea Xhavara në fshatin Labovë.

Para togave të zeza, 67-vjeçari shprehu pendesë për krimin, duke thënë se nuk donte ta vriste fqinjin, por ngjarja ishte aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatën e Gjirokastrës, 67- vjeçari dhe avokati i tij kërkuan një masë të lehtë sigurie.

Por gjyqatrja Blerta Çibuku vendosi ta lërë në burg deri në fund të hetimit, duke pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Labovë të Zhabës mbrëmjen e së mërkurës.

67-vjeçari Koleta pretendon se kishte shkuar tek bashkëfshatari për ti kërkuar llogari për një pele të humbur.

Por në debat e sipër e goditi, ndërsa 60-vjeçari u rrëzua dhe goditi kokën.

Por sipas familjarëve të viktimës, Koleta ka qene gjithmonë problematik në fshat, ndërsa konfliktet e dy burrave kanë qenë të vazhdueshme për çështje të kullotave për bagëtitë.


Shtuar më 19/06/2020, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori