E pazakontë! Kryeplaku doli në protestë për rrugën, policia e gjobit me 5 milionë lekë
5 milionë lekë pasi doli në protestë për
rrugën e
fshatit Rraja.
Policia e Mirditës ka gjobitur me këtë shumë, kryeplakun e
fshatit Rraja e Zëzë në Mirditë, Kol Nikollin.
Burimet nga
policia bëjnë me dije se ai është gjobitur si organizatori
protestës si dhe për shkelje të rregullave anti-covid.
Gjatë të shtunës banorët e fshatrave Vele,
Rraja e Zezë dhe Munaz kanë protestuar për disa minuta në
Rrugën e Kombit.
Ato protestuan për dëmtimin e rrugës së zonës sepse një firmë po ndërton ujësjellësin e zonës.
Mësohet se pas
protestës ka nisur ndërhyrja në
rrugën e dëmtuar, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme, por përveç kësaj protestuesit janë ndëshkuar me gjoba. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2021,
ora 17:11