E pazakontë, Arian Çani fton të bijën në emisionin e tij (VIDEO)
Ka kaq shumë vite që shfaqet çdo javë në ekranin e shqiptarëve, por askush nuk di asgjë për familjen e tij.

E ka ruajtur me fanatizëm jetën e tij private dhe vetëm mbrëmjen e djeshme Arian Çani ka thyer rregullat duke ftuar në emisionin e tij të bijën, Joana Çani.

Vogëlushja ndodhej në studio si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”. Shfaqja do të vihet në skenën e "ArTurbina".

Si rrallëherë Çani shfaqet i emocionuar në emisionin e tij dhe prezanton të bijën.

Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Ç'jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.

Joana Çani: Familje...

Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë... më raftë pika, e mbyll moderatori./albeu.com
Shtuar më 25/01/2020, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori